3 këngëtarët shqiptarë që shoqërojnë Jonida Maliqin

E Enjte, 18 Prill 2019 13:41

Jonida Maliqi nuk do të jetë e vetme në performancën e saj në Eurovision. Zbulohet se kush do do të jenë tre zërat shoqërues të këngëtares shqiptare, ose “back” vokalet.

Tre artistët e rinj të përzgjedhur për të mbështetur në skenë Jonida Maliqin janë: Wendi Mancaku, Artemisa Mithi dhe Tiri Gjoci.

Wendi është vajza e kantautorit të njohur Edmond Mancaku, fitoi më shumë famë vitin e kaluar me pjesëmarrjen te “Kënga Magjike”. Kënga e saj “Ëndrra ime” u prit mjaft mirë nga juria, pasi u vlerësua me çmimin “Best New Artist”, por edhe nga publiku.

Artemisa Mithi është një emër i njohur i skenës shqiptare. Në vitin 2014 ajo ishte finaliste në programin “Gjeniu i Vogël 6”, ndërsa dy vite më pas mori pjesë në “The Voice of Albania 6”. Në dhjetor të 2018-s, Artemisa Mithi mori pjesë në Festivalin e 57-të në RTSH me këngën “Dua ta besoj”, një bashkëpunim me Febi Shkurtin.

Tahir Gjoci, i njohur me emrin e skenës Tiri, i mori zemrën publikut kur doli fitues i “The Voice Of Albania 5” në 2016-n.

Në po të njëjtin vit ai mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Pa ty nuk mund”, si dhe në Festivalin e 55-të të RTSH-së me këngën “Më zgjo”. Pjesëmarrja e tij e fundit në një festival ishte në 2017-n me këngën “Orë e ndalur”, te ai i RTSH-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...