Bebe Rexha takohet me Michelle Obamën

Saturday, 04 May 2019 11:35

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku vazhdon karrierën e saj të suksesshme duke u kthyer në një emër të rëndësishëm në industrinë e muzikës botërore.

Rexha së fundmi ka befasuar studentët në Universitetit të Tampas në Florida, duke performuar para tyre në atë njihet si “Dita e Këndimit në Kolegje”.

Këngëtarja shqiptare ka qenë njëra ndër të ftuarit e nderit e organizatores Michelle Obama, e cila njihet edhe si bashkëshortja e ish-presidentit të SHBA-ve Barack Obamas, që qeverisi në SHBA përgjatë viteve 2009/17.

Teksa është takuar dhe fotografuar me ish-zonjën e parë, Bebe Rexha publikoi një fotografi në rrjetin social nga ky takim, në mbishkrimin e së cilës i ka dhënë një epitet të veçantë Michelles.

“Me presidenten time të ardhshme, zonjën Michelle Obama”, janë fjalët e këngëtares shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Mesa duket Bebe Rexha shpreson se ashtu si bashkëshorti i saj, edhe Michelle të ketë një të ardhme të ndritur në politikë.

Modifikuar më Saturday, 04 May 2019 11:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...