Horoskopi ditor, yjet ju tregojnë fatin

E mërkurë, 10 July 2019 08:15

Dashi

Marsi dhe Mërkuri do ju bëjnë të dëshironi të jeni në krye të çdo gjëje sot. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë ose pasionante ose shumë konfliktuale. Gjithçka do varet nga atmosfera që ka mbizotëruar së fundmi në lidhjen tuaj. Ju beqarët do keni një ditë të paqëndrueshme dhe as vetë nuk do e dini çfarë hapash të hidhni. Prisni edhe pak nëse nuk doni të lëndoheni. Për punën, edhe pse yjet nuk do ju mbështesin fort, ju sërish do arrini të realizoni atë që dëshironi. Me durim dhe këmbëngulje mund të marrësh përherë atë që do. Për fat buxheti do jetë disi më i qëndrueshëm dhe nuk do ketë probleme.

Demi

Nuk do jeni aspak nervozë gjatë kësaj dite dhe do bëni atë që do ndieni. Nëse keni një lidhje, pasioni në jetën tuaj do jetë i zjarrtë gjatë gjithë kohës. Do dashuroheni si asnjëherë me atë që keni në krah dhe zemra do ju rrahe fort. Ju beqarët do keni një ditë të begatë. Do njiheni me persona të shtresave e profesioneve të ndryshme dhe disa do ju pëlqejnë tej mase. Shumë shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Sipas Dritare.net, në punë do ju mungojë objektiviteti dhe besimi në vetvete. Gjërat do ju duken edhe më të vështira nga sa janë në të vërtetë. Për të përmirësuar financat duhet të mos besoni kurrsesi tek lojërat e fatit.

Binjakët

Nëse mundoheni të mos influencoheni nga të tjerët gjatë kësaj dite, gjithçka ka për t’iu ecur më së miri. Ju të dashuruarit do jeni në humor akoma më të mirë dhe do bëni edhe lëshime ndaj atij që keni në krah. Problemeve të së shkuarës do ju vini kapak njëherë e mirë. Ju beqarët nuk do lodheni aspak për ta gjetur personin që keni ëndërruar sepse miqtë do ua sjellin pranë. Në punë do keni edhe më shumë besim tek vetja dhe gjithçka do ju realizohet sipas planeve që keni bërë. Financat do dobësohen goxha për shkak të disa borxheve të hershme që do ua kërkojnë t’ua shlyeni.

Gaforrja

Ka mundësi që me disa të luani si macja me miun sot. Tregohuni të kujdesshëm që në fund të dilni ju të fituarit. Ju të dashuruarit duhet të luftoni fort kundër çdokujt që do mundohet t’ua prishë harmoninë. Mbi partnerin nuk duhet të vendosni askënd tjetër. Nëse jeni beqarë do pranoni të njiheni me disa persona dhe në fund do dini të bëni zgjedhjen më të mirë. Në punë gjërat do ju ecin përgjithësisht mirë. Do gjeni rrugën e duhur dhe gjithçka do ju duket më e lehtë. Financat do jenë tej mase të paqëndrueshme kështu që kufizojeni veten në maksimum nëse nuk doni probleme.

Luani

Lërini të tjerët të shprehen gjatë kësaj dite dhe me pas merrni vendimet tuaja. Ju të dashuruarit do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe ka rrezik që realiteti t’iu duket më i trishtë. Nuk do kënaqeni plotësisht nga çdo gjë që partneri do bëjë për ju. Ju beqarët ka rrezik të bini në dashuri pa e kuptuar aspak dhe me persona që nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë. Ja që në jetë mund të ndodhë gjithçka. Në punë të gjithë do kenë më shumë besim tek ju dhe do ju motivojnë të ecni përpara. Do përfundoni me sukses një projekt të nisur prej kohësh. Financat do kenë përmirësime të ndjeshme.

Virgjëresha

Analizoni me kujdes gjithçka e me pas veproni sot. Keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Perspektivat në jetën tuaj në çift duken goxha të mira. Do keni një komunikim të mire me partnerin dhe mes jush nuk do krijohen konflikte. Ju beqarët nuk duhet të bëni gjëra ekstreme dhe të dilni nga vetja vetëm për të ndryshuar statusin sepse nuk do ja vlejë. Në punë do jeni edhe më të përqendruar se më parë kështu që pak nga pak do i realizoni objektivat tuaja. Bëni të pamundurën mos shpërqendroheni asnjë çast. Financat do i organizoni më së miri dhe gjendja do fillojë të ketë përmirësimet e para.

Peshorja

Dita e sotme nuk do jetë shumë e lehtë sot dhe ne disa momente duhet t’i shtoni përpjekjet për të arritur ku doni. Ju të dashuruarit do mundoheni me çdo mënyrë ta riktheni pasionin në jetën tuaj dhe deri në fund të ditës keni për t’ia dalë mbanë. Gjithë kohën e lirë do e kaloni me atë që doni. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me risi dhe emocione. Shfrytëzojeni në maksimum çdo mundësi për të filluar lidhje. Në punë do e ndieni edhe më shumë lodhjen, por nuk do dorëzoheni asnjë çast. Mbani përgjegjësi për çdo hap që do hidhni. Financat për fat të mirë nuk do kenë tronditje dhe kjo për shkak të maturisë suaj.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do arrini të dilni nga rrethi vicioz ku jeni futur dhe gjërat kanë për t’iu ecur shumë më mirë. Ju të dashuruarve partneri do iu japë një lajm tejet të rëndësishëm, i cili do ua mbushë zemrën me gëzim dhe do ju bëjë ta dashuroni atë akoma më shumë. Ju beqarët nga ana tjetër edhe pse do lodheni duke kërkuar një person të përshtatshëm, nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Në punë nuk do ju shpëtojë asgjë, Do jeni të zgjuar dhe do dini të përfitoni nga mundësitë e mira që do iu jepen. Me financat nuk do keni asnjë lloj problemi, përkundrazi falë gjendjen së qëndrueshme mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite gjërat do ecin normalisht dhe nuk do keni probleme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e qetë dhe pa probleme. Shfrytëzojeni këtë gjë për të folur me partnerin edhe për ndonjë tekë delikate. Ju beqarët do jeni të favorizuar në çështjen e ndjenjave dhe ka gjasa që të takoni personin e duhur. Në punë do jeni shumë më të motivuar se më parë. Nuk do lodheni aspak dhe do e shihni më me optimizëm të ardhmen. Do rriten përgjegjësitë, por nuk do e ndieni aspak. Në planin financiar duhet t’i bëni gjithmonë me kujdes llogaritë në mënyrë që të mos ju dalin probleme më vonë.

Bricjapi

Saturni dhe Dielli do bashkëpunojnë fort gjatë kësaj dite dhe do favorizojnë çdo sektor. Nuk do qëndroni më të izoluar. Ju të dashuruarit do i keni  yjet në favorin tuaj dhe ata do krijojnë kushtet e duhura që ju të pajtoheni e të afroheni më tepër me partnerin. Ju beqarët nuk duhet të bëni asgjë me ngulm dhe me shpejtësi sepse mund të gaboni rëndë. Në punë ka mundësi të jeni super të ndjeshëm ndaj kritikave dhe gati për t’u dorëzuar. Fatmirësisht miqtë do ju gjenden pranë dhe do ju bëjnë të reflektoni në kohë. Në planin financiar gjendja do vijë duke u përmirësuar kështu që mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e menduara.

Ujori

Gjatë kësaj dite nuk do jeni më aspak te stresuar dhe do i bëni gjërat me shumë dëshirë. Nëse keni një lidhje përgatituni momente të begata. Çdo gjë ka për të ecur më së miri mes jush dhe atij që keni në krah, madje nuk do mungojnë as aventurat emocionuese së bashku. Ju beqarët nuk do mendoni aspak për dashurinë, pasi për ju do ketë gjëra të tjera shumë herë më të rëndësishme. Në punë do iu jepen detyra të reja dhe ju me shumë dëshirë do bëni më të mirën e mundshme. Të ardhurat nuk do jenë as të këqija, por dhe as shumë të mira sa për të bërë investime afatgjata.

Peshqit

Ka shumë mundësi që sot të harroni sensin e masës dhe të bëni gjëra tejet të gabuara. Për ju të dashuruarit jeta sentimentale do ecë ashtu si do e dëshironit, por gjithsesi mundohuni të paktën të ruani qëndrueshmërinë dhe qetësinë. Mos e kritikoni atë që keni në krah për çdo gjë. Ju beqarët nuk do preferoni të bëni ndryshime të statusit tani për tani sepse ndiheni mjaft mirë edhe ashtu si jeni. Në planin profesional duhet t’i fiksoni me kujdes objektivat dhe keni për të arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Asgjë nuk është e lehtë, por me durim dhe këmbëngulje mund t’ia dilni. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate kështu që po bëtë shpenzime të tepruara mund të keni probleme.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Grupit të “Toyota Yaris” i sekuestrohen llogari bankare, Taqulant Balla në ankth

Politikë

Grupit të “Toyota Yaris” i sekuestrohen llogari bankare, Taqulant Balla në ankth

Policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e krimeve të rënda kanë kryer sekuestrimin e pasurive të personave të arrestuar në kuadër të grupit kriminal “Toyota Yaris”. Nën sekuestro janë...

Grupit të “Toyota Yaris” i sekuestrohen euro, tokë në bregdet e troje

Politikë

Grupit të “Toyota Yaris” i sekuestrohen euro, tokë në bregdet e troje

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për sekuestrimin e aseteve dhe pasurisë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Mijëra euro, tokë...

Franca kthen me 'charter' 29 azilkërkues, ndër ta edhe një familje me 5 anëtarë

Aktualitet

Franca kthen me 'charter' 29 azilkërkues, ndër ta edhe një familje me 5 anëtarë

Vijonë në Rinas, operacionet e përbashkëta të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë të cilëve u është refuzuar azili në vendet e BE-së. Sot u kthyen 29 shtetas nga Franca, mes tyre edhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!