FOTO/ Pas skandalit në Instagram fansat “kryqëzojnë” Oriolën: Si hyn në kishë me atë bluzë?…

Saturday, 27 July 2019 21:29

Ditën e djeshme një skandal i vërtetë plasi me modelen Oriola Marashi në Instagram.

Dikush i kishte vjedhur llogarinë në platformën e madhe dhe punlikoi në të imazhe të vajzës me dedikime për “klientelën”.

Teksa në shkrimet përbri fotove thuhej se Oriola ishte kurvë dhe se kryente marrëdhënie seksuale me pagesë, vetë vajza sqaroi gjithë situatën teksa e cilësoi këtë dashakeqësi.

Gjithashtu, shkrimin e saj ajo e publikoi krah një fotoje ku shfaqej duke u lutur brenda një kishe.

Oriola mban veshur një palë pantallona ushtarake dhe një bluzë të shkurtër ku qartësisht i dalin në pah krahët e shpërveshur.

Kjo i ka rënë në sy edhe një komentuesi, i cili pyet: “Ore një pyetje kam. Lejohet të hysh në kishë me atë lloj bluze që ka ajo?”

Me sa duket, komenti i ka bërë përshtypje edhe Oriolës, e cila i kthen përgjigje, si rrallë herë.

Marashi përgjigjet: “Është golf dhe po, lejohet”.

Fansi vijon më tej teksa thotë se golf të tillë nuk ka parë ndonjëherë, por fjala e tij këtë herë ka rënë në vesh të shurdhët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...