Katër vite pas humbjes së bashkëshortes, festë në shtëpinë e Stefi Priftit, këngëtari marton vajzën

E Enjte, 22 August 2019 18:43

Katër vite më parë, kantautori i njohur Stefi Prifti humbi pas një sëmundjeje bashkëshorten, Marinën. Vajza e madhe e artistit është diplomuar në vitin 2016 në degën e Kantos për Soprano dhe Stefi e ka prezantuar gjithmonë si talentin që synon të rritet gjithmonë e më lartë në karrierë. Por paralelisht me profesionin, Maria po nisë edhe jetën familjare, pasi do të martohet së shpejti.

Edhe pse nuk dihet ndonjë detaj më shumë se kush ia ka rrëmbyer zemrën vajzës artiste të Stefit, tashmë përgatitjet për dasmën VIP kanë filluar. Natyrisht që shumë të ftuar do të jenë pjesë e muzikës, pasi si i ati dhe e bija kanë miq të shumtë në këtë fushë.

Ende kur ishte studente, Maria me audicion fitoi rolin e saj të parë në operën “Traviata”, premiera e së cilës u shfaq më pas në skenën e TKOB. Edhe pse e bija e një këngëtari, Stefi Priftit, ajo ndoqi të njëjtën rrugë me pjesëmarrjen në show talentesh, njësoj si dikush që s’ka asnjë njohje në rrethet e artistëve. Përveç angazhimeve në muzikë, pesë vite më parë i suprizoi fansat me linjat e saj, duke u shndërruar në artiste superelegante duke hequr disa kilogramë, falë vullnetit të saj të fortë.

Nuk dihet nëse vetë Stefi dhe vëllai i tij Endri do të këndojnë në këtë dasmë, që do të sjellë gëzim në familjen e tyre pas humbjes së parakohshme të bashkëshortes. Në një intervistë për “Panorama Plus”, pyetjes se si i ka marrëdhëniet me vajzat tani që është prind i vetëm, i është përgjigjur:

“Këto vitet e fundit kam qenë shumë i lidhur me vajzat e mia, Maria dhe Joana, dy zemrat e mia. Jam krah tyre çdo moment dhe përpiqem të bëj edhe gjëra që nuk i kam bërë më parë. Bëj aq sa mundem. Në fakt, nuk është se kam bërë apo postuar shumë foto me vajzat. Janë vetëm pak, por kam vënë re se kanë shumë impakt te njerëzit dhe këtë e vlerësoj”.Motra-Endri-Stefi-Prifti

Nëse e kanë trashëguar të dyja talentin e të shkruarit nga nëna dhe të të kënduarit nga babai, ai thotë:

“Të dyja kanë shumë talent në muzikë dhe e vogla shkruan nga pak. Për vajzën e madhe, Maria, jemi në kërkim të audicioneve operistike brenda dhe jashtë shtetit, me shpresën e madhe se do të krenohem jo vetëm unë si baba, por gjithë Shqipëria dhe kombi ynë. Mbi të gjitha, iu uroj shëndet dhe fat të mirë!”

Po si e motivon veten pas ndarjes së parakohshme nga jeta e bashkëshortes?

“Vajzat dhe muzika kanë qenë motivimi i jetës sime këto vite. Nuk janë vite monotone, por të menduara dhe reflektive. Udhëtimet e shumta dhe njerëzit që na duan kaq shumë kanë qenë një tjetër motivim për mua”.

E si një baba që i duhet t’u jap forcë të bijave për të përballuar vuajtjen, ai thotë: “Njeriu duhet të jetë i fortë. Kështu është jeta, me gëzime dhe hidhërime. Sikur të kishte radhë, ndoshta më mirë për ne njerëzit e paditur do të ishte. Një shok i imi, Shpëtim Saraçi, më tha një shprehje shumë të bukur. “E thirri, tha.. e thirri Ai…” Pra, kur të thërret Zoti, ne njerëzit jemi krejt të pafuqishëm. Nuk i dimë planet e Tij dhe prandaj nuk e kuptojmë pse nuk ka radhë për të lindur dhe për të vdekur”.

Po a do të jetë dhe martesa e tij e dytë një diell pas stuhisë për Stefin?(Qesh)

Jo… thotë vajza ime e vogël, Joana”, është përgjigjur ai. Le të shohim se si do të jetë ceremonia e dasmës, që natyrisht do të ketë elemente nga tradita e qytetit të serenatave nga ata vijnë, Korçës.

PANORAMA PLUS

Login to post comments

Lajmet e fundit

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Kronikë

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Një automjet tip “Benz-Mercedes” është djegur mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Krrabës.   Fatmirësisht, drejtuesi dhe udhëtarët s’kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe ambulanca. Si pasojë është...

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Globi

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Emma Stone pranoi Oscar-in e saj të dytë të dielën në 96-vjetorin e Çmimeve të Akademisë. Performanca e Stone si Bella Baxter në filmin e vlerësuar nga kritikët “Poor Things” i ka...

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Kronikë

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit.  Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre...