Quentin Tarantino baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare

E Enjte, 22 August 2019 21:00

Regjisori i famshëm Quentin Tarantino do bëhet baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare.

Tarantino dhe bashkëshortja e tij izraelite Daniella Pick, janë në pritje të fëmijës së parë.

Ende nuk dihet asnjë detaj tjetër mbi shtatzëninë dhe sa muajshe është modelja.

"Daniella dhe Quentin Tarantino janë shumë të lumtur të njoftojnë se janë në pritje të një foshnje,"-tha një zëdhënës i çiftit.

Çifti u martua në nëntor. Regjisori i “Once Upon A Time In Hollywood” u takua me modelen gjatë promovimit të filmit të tij "Inglourious Basterds" në Izrael në 2009. Ata u fejuan në vitin 2017.

Lajmi për ardhjen e një foshnje në jetë vjen në një kohë triumfi profesional për Tarantino. Analistët parashikojnë se “Once Upon A Time In Hollywood” do fitojë të paktën 375 milion dollarë në të gjithë botë.

Modifikuar më E Enjte, 22 August 2019 20:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...