Grupi i famshëm muzikor, “Pussycat Dolls”, do të ribashkohet dhe do të ketë një surprizë të madhe për publikun.

Pas 10-vitesh të ndara, vajzat e hitit “Don’t Cha”, do të mbajnë një tur muzikor, i cili do të zhvillohet në të gjithë botën dhe do të realizohet në vitin 2020.

pussycat dolls 5

Sipas “The Sun’s Bizarre”, anëtaret Nicole Scherzinger, Carmit Bachar, Ashley Roberts, Melody Thornton, Jessica Sutta dhe Kimberly Wyatt, në koncertet e tyre do të përfshijnë këngët e vjetra.

“Turneu do të jetë gjigant dhe grupi do të performojë hitet më të mëdha ndër vite. Përflitet edhe se do të bëjnë këngë të reja”, ka thënë një burim.

Pussycat Dolls 3

Nga ana tjetër, një burim ka zbuluar se “Nikole ka refuzuar me dhjetëra herë të ribashkohet me grupin, por dhjetëvjetorin e ndarjes tha më në fund po”.

“Nicole bëri një marrëveshje disa miliona dollarësh për t’u ribashkuar dhe mori në dorë një pjesë të konsiderueshme të parave, që e bënte thuajse të pamundur të refuzonte propozimin”, ka thënë burimi.

Gjatë kësaj kohe është përfolur disa herë për ribashkim të vajzave, megjithatë Nicole Scherzinger, nuk ka pranuat, duke vazhduar karrierën si soliste.

Pussycat Dolls 1Pussycat Dolls 2Pussycat Dolls 4Pussycat Dolls