LIVE/ Skëndërbeu trondit Flamurtarin 3 gola në vetëm 48 minuta

Hënë, 09 Prill 2018 20:14

Është duke u luajtur ndeshja e fundit e javës së 28 të Superligës mes vlonjatëve dhe Skënderbeut në stadiumin “Flamurtari”.

Rezultati i deritanishëm i ndeshjes është 0-3, ku shënues të golave janë Xhejms Adenji në minutën e pare, Dita në minutën e 12 dhe Enis Gavazaj në minutën e 48.

Takimi filloi furishëm që në sekondën e 30 ku Adenji ndëshkoi Flamurtarin pa u nxehur akoma mirë. Sulm i cili vazhdoi në minutën e 12 me golin e realizuar nga Dita.

Pjesa e dytë solli një tjetër gol për klubin korçar, këtë herë ishte Enis Gavazaj që shënoi në minutën e 48-ë ose në minutën e 3-ë të fraksionit të dytë.

Formacionet zyrtare

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Bicaj, Musta, Useini, Sidibe, Muarem, Hoxhaj, Kamara, Alvesh.

Trajner: Shpëtim Duro

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Dita, Muzaka, Xhejms, Gavazaj, Soue.

Trajner: Ilir Daja

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...