Real Madrid, favoriti kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve

Premte, 13 Prill 2018 10:10

Edhe pse kaloi në gjysmëfinalet e Champions League falë një 11-metërshi në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Juventusit, Real Madrid është favoriti kryesor për të fituar për herë të 13 kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Sipas kompanive të basteve, Reali ka një koeficient 2,6 për fitoren finale, i ndjekur nga Bayern Munchen me 2,9, Liverpool me 4,00 dhe Roma me 11,25.

Sigurisht që këto koeficientë do të ndryshojnë në varësi të shortit të gjysmëfinaleve, që do të hidhet sot në Nion të Zvicrës, në orën 13:00.

Koeficienti mund të ndryshojë edhe nga Sergio Ramos. Mbrojtësi i Realit rrezikon të pezullohet për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Kapiteni i formacionit të ‘Los Blancos’, i cili mungoi në përballjen epike të stadiumit “Santiago Bernabeu” për shkak kartonash, zbriti në tunelin e impiantit dhe më pas në pankinë, para fundit të ndeshjes ndaj torinezëve, zonë e ndaluar për të shkualifikuarit.

Se sa peshon Sergio Ramos në prapavijën e Realit, kjo u duk edhe në 90 minutëshin elektrizues që galaktikët humbën 3-1 ndaj Juventusit, e ndoshta me kapitenin në fushë do të kishin më shumë siguri në mbrojtje.

Mbetet për tu parë se çfarë ka raportuar vëzhguesi i ndeshjes dhe arbitri për zbritjen e palejuar të spanjollit në tunelin e stadiumit. Nëse kjo është shënuar, Sergio Ramos do të pezullohet në bazë të nenit 11 të kodit disiplinor të UEFA-s.

Por jo vetëm kaq. Kapiteni i ‘Los Blancos’ rrezikon një dënim të dytë edhe për polemikat me trajnerin Massimiliano Allegri. Në bazë të konfliktit ishte penalltia kontroverse në kohën shtesë për padronët e shtëpisë. Në një situatë hipotetike me dy pezullimet e Sergio Ramos, trajneri Zidan do të ketë mundësi të përdorë kapitenin vetëm nëse Real Madrid arrin në finalen e Champions.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...