Botërori Katar 2022, Ministri i Financave: Do jetë gati në 2019

Premte, 13 Prill 2018 18:12

Ministri i Financave të Katarit Ali Shareef Al Emadi, tha se ekonomia e vendit të tij do të ketë një rritje prej 2.6 % këtë vit dhe do të arrijë nivelin e 3 % në 2019.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, ai tha se Katari po shpejton shpenzimet e nevojshme rreth përgatitjeve për organizimin e Kupës së Botës “Qatar 2022”, ndërsa siguroi se 90 % e punimeve infrastrukturore për këtë eveniment të rëndësishëm priten të përfundojnë më 2019.

Përsa i përket pasojave të bllokadës ndaj Katarit (nga dy Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti), vendi ndërmori hapa të shpejtë për të mbrojtur ekonominë e tij. Në javët e para të bllokadës pati një ngadalësim të importeve dhe tërheqje të depozitave monetare me vlerë miliarda dollarë nga bankat e Katarit, por Doha arriti të hapë rrugë të reja tregtare dhe të depozitojë fonde qeveritare në bankat e vendit, si dhe ndihmoi kompanitë lokale të zhvillojnë prodhimin e disa produkteve dhe mallrave kryesore.

“Jemi duke ecur mirë dhe po punojmë të mbajmë ritmin më të shpejtë të rritjes ekonomike në rajon”, u shpreh ministri për Reuters, duke parashikuar që sektori privat të rritet me 4 për qind gjatë 2018.

Modifikuar më Premte, 13 Prill 2018 18:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...