Skëndërbeu për kreun përballë Tiranës, Teuta do ‘hakmarrjen’ ndaj Luftëtarit

Saturday, 24 November 2018 13:14

Dy sfida plot rivalitet këtë të shtunë në këtë Katregorinë Superiore. Në orën 14:00, në “Selman Stërmasi” do të luhet Tirana-Skënderbeu, ndërsa në “Niko Dovana”, në orën 17:00, Teuta pret Luftëtarin.

Tirana-Skënderbeu është destinuar të jetë një duel mes atij klubi që ka mbretëruar për pjesën më të madhe futbollin shqiptar dhe “princit” që u kthye në “perandorin” e kampionatit në dekadën e  fundit.

Bardheblutë prej gati 9 vitesh e kanë humbur rrugën drejt fronit dhe situata nuk ka shfaqur shenja përmirësimi as në këtë edicion, të paktën sa i përket rezultateve. Dorëheqja e Memës ishte më shumë se sa thjesht një meditim apo deklaratë e ndikuar nga emocionet, por për momentin trajneri ka vendosur të mos e braktisë “anijen”. Ndërprerja e kampionatit erdhi si një “varkë shpëtimi” për 24 herë kampionët, sepse i ka lejuar teknikut të rikuperojë pjesën më të madhe të lojtarëve të dëmtuar, teksa projektohen disa ndryshime në formacionin titullar.

Ndërkohë që tek Skënderbeu e kanë të qartë se gabimi më i madh që mund të kryejnë është të nënvlerësojnë Tiranën. Me apo pa probleme, badheblutë nuk kanë qenë asnjëherë një rival mbi të cilët korçarët mund të shëtisnin lehtësisht, mjafton të përmendet sfida e fazës së parë e cila u mbyll në barazim 1-1, madje në atë takim bardhekuqtë e panë veten në disavantazh.

Teuta ka hyrë në “shinat” ku drejtuesit dhe stafi teknik shpresonin që në momentin kur vendosën të merrnin përsipër këtë projekt ambicioz. “Djemtë e Detit” nuk janë larguar të dëshpëruar nga një ndeshje e kampionatit që nga data 3 tetor, ku u mposhtën nga Partizani. Nga ai çast kanë ardhur 4 fitore dhe 2 barazime për t’u vlerësuar ndaj Flamurtarit në Vlorë dhe Kukësit në Tiranë.

Sezoni nisi me luhatje dhe jo pa qëllim trajneri Bledi Shkëmbi predikon vazhdimësinë si elementin primar për të pasur një progres të rëndësishëm. Nga momentet më të vështira të këtij edicioni për durrsakët ka qenë pa diskutim përfundimi i ndeshjes në Gjirokastër. 3 gola të pësuar vetëm një i shënuar për më shumë me 11- metërsh dhe një lojë pa personalitet, ai takim ia shton akoma më tepër vlerën sfidës së kësaj të shtune përballë bluzinjve.

Teuta do të kërkojë të mos e përsërisë në mënyrën më absolute atë performancë, në krahun tjetër ishte pikërisht triumfi ndaj bregdetarëve që tregoi shenjat e para të përmirësimit që importoi Gentian Mezani tek Luftëtari. Nga ajo fitore skuadra gjirokastrite ka koleksionuar 10 pikë në 8 ndeshjet pasuese, teksa në 4 takimet hapëse të sezonit nën drejtimin e Kostic ekipi ishte përfshirë nga errësira e plotë. 4 pikë në 2 transfertat e fundit kanë kthyer optimizmin që kjo skuadër mund të shfaqë fytyrën e saj më të mirë edhe larg “mureve të kalasë” së Gjirokastrës dhe këtë do të synojë edhe në “qytetin e mbretëreshës”.

Nëse ka një motiv për të buzëqeshur tek kampionët në fuqi ai motiv lidhet ngushtë me mënyrën sesi ky ekip ka reaguar pas disfatave. 5 fitore pasuan humbjen përballë Teutës, një tjetër sukses i rëndësishëm ndaj Flamurtarit erdhi menjëherë pas disfatës me Laçin, një shenjë e karakterit të kësaj skuadre, megjithatë dueli me bardheblutë është një tjetër çështje. Nuk ndajnë të njëjtin qytet, as nuk cilësohet si supersfida më e madhe e kampionatit shqiptar, megjithatë Tirana-Skënderbeu është në shumë aspekte një duel i denjë për t’u etiketuar me emrin “derbi”.

Modifikuar më Saturday, 24 November 2018 13:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...