City e PSG rrezikojnë realisht përjashtimin nga Champions

Tuesday, 04 December 2018 13:30

Manchester City e PSG janë sërish në telashe. Skuadra kampione e Anglisë dhe ajo kampione e Francës rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Champions League, për shkak të mosrespektimit të rregullit të “Fair Play”-t financiar.

Sipas asaj që publikohet në mediat britanike dhe ato italiane, UEFA ka rihapur dosjen e City dhe PSG, pas dokumenteve të reja të zbuluara nga “Football Leaks” dhe të publikuara nga “Der Spiegel”, sipas të cilave këto dy klube kanë marrë një trajtim favorizues nga qeveria e futbollit europian.

Sipas “The Guardian”, Presidenti i UEFA-s Alexander Ceferin, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv deklaroi se situata e Manchester Cityt është diçka konkrete dhe se shumë shpejt do të ketë një zgjidhje për të. Në vitin 2014, Manchester City e kaloi këtë problem me një gjobë prej vetëm 20 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të “Football Leaks”, që u publikuan në fillim të muajit nëntor, ky ndëshkim i lehtë erdhi pas një sërë takimesh sekrete mes funksionarëve të UEFA-s dhe drejtuesve të klubit anglez.

Por, PSG-ja ka llogari të tjera të hapura me UEFA-n. Klubi francez raportoi bilanc fals më 13 qershor, me UEFA-n që po heton të gjitha llogaritë dhe kontratat e sponsorizimit të klubit francez për sezonin 2016-2017. Hetimi u hap më 3 korrik nga UEFA, ndërkohë që “L’Equipe” bëri të ditur më 14 nëntor se, edhe parizienët rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Champions.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...