“Kokën lart vëlla, kthehu sa më shpejt”

Hënë, 11 February 2019 12:27

​Werder Bremen i ka uruar Milot Rashicës shërim sa më të shpejtë, Talenti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shkëlqyer në fitoren 3-0 të Werder Bremen ndaj Augsburgut.

Ai shënoi dy gola, në minutat 5’ dhe 28’, para se të largohet nga fusha në minutën e 36’, për shkak të një dëmtimi.

Mediat gjermane kanë raportuar se 22-vjecari ka probleme me shpin, por nuk pritet të mbetet shumë gjatë jashtë fushave, derisa Werderi ka reaguar në Instastory duke i uruar atij shërim të shpejtë.

“Kokën lart vëlla, kthehu sa më shpejt”, shkruan në fotografinë që ka publikuar klubi në Instastory.

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, nuk i besoi shumë kosovarit në pjesën e parë të sezonit, por që nga janari, Rashica ka një tjetër rrol dhe është duke shpërblyer besimin e trajnerit.

Ai ka realizuar 4 gola në vitin 2019, teksa numëron gjithsej 5 me Werderin deri më tani në sezonin 2018/19.

Modifikuar më Hënë, 11 February 2019 12:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...