Chelsea, Sarri flet për shkarkimin dhe Kepan

E Enjte, 28 February 2019 13:14

Ishulli britanik “vlonte” nga zërat të cilat flisnin se Maurizio Sarri do shkarkohej nga stoli i Chelsea në rast humbje kundër Tottenham. Hijet e shkarkimit mbetën thjeshtë në kuadrin e thashethemeve pasi blutë siguruan një fitore të pastër 2-0 kundër “gjelave”, një sukses që i jep të drejtë teknikut italian ta bëjë gjumin e qetë, të paktën për momentin.

Ai që vijon të zhgënjejë mbetet Higuanin, sërish argjentinasi nuk arriti të linte gjurmë. Një gol i Pedro në minutën e 57-të dhe një super autogol i Trippier afrojnë edhe më shumë Chelsen me Evropën. Në përfundim të derbit londinez Sarri u ndal fillimisht mbi zërat që flasin për shkarkimin e tij:

“Duhet diçka më shumë se kaq për të më prishur gjumin. Kam folur me drejtuesit e klubit dhe më kanë siguruar se nuk ka asgjë të vërtetë mbi ato që shkruhen, më duhet ti besoj. Kepa? Bëri një gabim dhe e pagoi. Tani nuk duhet ta masakrojmë. Është e vërtetë që kemi kaluar një muaj shumë të vështirë por kemi pasur dhe një kalendar shumë të vështirë. Në dy tre ndeshjet e fundit kemi gjetur ekuilibër mbi të gjitha në mbrojtje, po ngrihemi, u shpreh Sarri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...