Solari: Nuk erdha në Madrid për t’u dorëhequr

E mërkurë, 06 Mars 2019 09:34

Santiago Solari ka folur pas ndeshjes ku Real Madridi pësoi humbjen spektakolare nga Ajaxi me rezultatin 4-1 brenda në Bernabeu duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Trajneri argjentinas, i cili erdhi pas shkarkimit të Julen Lopetegui ka pësuar katër humbje radhazi në shtëpi. Kjo është më se e mjaftueshme që gazetarët ta pyesnin pas ndeshjes se a do të largohesh nga posti i trajnerit. “Unë nuk erdha këtu që të heq dorë”, ka thënë ai në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Ai i komentoi edhe deklarata e Dani Carvajal që tha se ky sezon ishte një dështim për klubin.

“Carvajal ka shumë karakter, ai po fliste se ishte i nxehur në atë moment pas daljes nga fusha. Sezoni vazhdon, ne kemi ende La Ligan. Sezoni është i vështirë, por ne jemi këtu për të treguar zemrën dhe karakterin tonë në momente të vështira. Momentet e lehta janë të lehta për të gjithë, por në momente të vështira duhet të tregoni trimëri”, ka deklaruar Solari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...