Zidane e kishte parashikuar rënien e Realit

E mërkurë, 06 Mars 2019 15:14

Zinedine Zidane e kishte parashikuar vështirësinë me të cilën po përballet Real Madridi këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Kjo gjë kuptohet përmes deklaratës që e kishte bërë ai, kur ishte larguar nga klubi

46-vjeçari u bë i pari dhe i vetmi trajner që arriti t’i fitojë tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi, brenda dy sezoneve e gjysmë me Real Madridin, mirëpo pastaj e tronditi botën e futbollit kur u largua nga “Los Blancos”, verën e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Zidane ishte i vetëdijshëm për vështirësitë me të cilët u përball Real Madridi këtë sezon, në garën më prestigjioze të Evropës, Ligën e Kampionëve.

“Do të ishte shumë e vështirë ta fitojmë titullin e Ligës së Kampionëve përsëri vitin e ardhshëm. Ka pasur momente të mira, por edhe të vështira. Nuk e harroj këtë gjë”, kishte thënë Zidane, kur u largua nga klubi.

“Nuk dua ta filloj një sezon dhe të kaloj keq. Dua ta përfundoj karrierën në Real Madrid kur gjithçka është duke shkuar mirë. E bëra këtë gjë si lojtar dhe tani përsëri, si trajner. Ky është momenti i duhur për t’i dhënë fund kësaj”.

Dhe parashikimi i tij doli të jetë i saktë. Real Madridi e pati të vështirë ta arrinte titullin e Ligës së Kampionëve për të katërtin sezon radhazi, dhe mbrëmë u eliminua nga Ajaxi, qysh në 1/8 e finales.

Sipas ish-futbollit legjendar, Ruud Gullit, Zidane ishte larguar në kohën e duhur, veçanërisht për shkak të transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus, verën e kaluar.

“Zidane ishte i mençur që u largua atëherë kur klubi e humbi Ronaldon. Ky është i gjithë problemi. Dhe kushdo që do të vinte pas tij, do ta kishte në detyrë tejet të vështirë para vetes”, ka thënë Gullit.

“Ti nuk e ke më Ronaldon. Kjo do të thotë se i ke humbur 50 gola edhe para se të nisë sezoni”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...