"Jetëgjatësia" më e shkurtër si trajner, ish-ylli i Manchester United: E dija se nuk do të ...

E Enjte, 14 Mars 2019 22:19

Vetëm 31 ditë ka zgjatur aventura e Paul Scholes në stolin e Oldham Athletic.

“E kuptova se nuk do të isha në gjendje të punoja siç doja dhe siç kishim rënë dakord para se të pranoja ofertën."-ka thënë Scholes.

Skuadra ishte në vendin e 14-të të renditjes para se Scholes të merrte drejtimin dhe është në të njëjtin vend pas largimit të tij. Ndeshja e fundit e tij si trajner ka qenë një humbje 2-0 kundër kryesuesve të Lincoln të martën.

“Shpresoja që të paktën ta çoja deri në fund kontratën 18-mujore si trajner i klubit që kam mbështetur gjatë gjithë jetës sime. Tifozët, lojtarët, miqtë dhe familjarët e mi e dinë sa krenar dhe entuziast isha për këtë detyrë. I uroj tifozëve, lojtarëve dhe stafit, që kanë qenë të jashtëzakonshëm, më të mirat për pjesën e mbetur të sezonit. Do të vazhdoj ta ndjek dhe ta mbështes klubin si tifoz”.”, ka shtuar ai.

44-vjeçari e mori drejtimin e skuadrës më 11 shkurt dhe e drejtoi atë për vetëm shtatë ndeshje, nga të cilat fitoi vetëm një.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...