Kosova humbet Valon Berishën, i dëmtuar edhe një titullar

Hënë, 18 Mars 2019 18:12

Nuk ka vetëm Shqipëria probleme para ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, sepse edhe Kosova është në një moment jo fort pozitiv, edhe pse ka aq shumë alternativa saqë nuk mund të ankohet.

Trajneri Bernard Challandes ka konfirmuar se mesfushori Valon Berisha është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës për ndeshjet e radhës, miqësoren kundër Danimarkës më 21 mars dhe kualifikuesen kundër Bullgarisë më 25 mars.

Berisha ka pasur probleme fizike kohët e fundit dhe Lazio ka vendosur të mos rrezikojë, duke njoftuar edhe Kosovën që mesfushori duhet të qëndrojë në Romë për kura.

Ndërkaq, trajneri zviceran i Kosovës Kosovës konfirmoi se mesfushori i Lazios do të zëvendësohet nga mesfushori i Sëansea City, Bersant Celina.

Problem madhor për Challandes është edhe dëmtimi i Hekuran Kryeziut, sepse mesfushori nuk do të luajë në miqësoren ndaj danezëve, por shpresohet të jetë gati për javën e ardhshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...