Pritet revolucion në formacion, ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Andorrës

Hënë, 25 Mars 2019 12:31

Me Bekim Balajn dhe Armando Sadikun nga minuta e parë, apo vetëm me një sulmues në majë dhe dy lojtarë të shpejtë nga krahët? Kjo është dilema e trajnerëve Ervin Bulku dhe Sulejman Mema për formacionin që do të hedhin sot në fushë kundër Andorrës.

Ndihmësi i Kristian Panuçit preferoi të mos zbulonte formacionin në stërvitjen e fundit, që u zhvillua në stadiumin “Estadi Nacional”. Në krahasim me ndeshjen ndaj Turqisë, ndryshimi që pritet të bëhet në mbrojtje është ai në krahun e majtë, ku Naser Aliji do të zërë një vend. Me Hysajn të paprekshëm në rolin e mbrojtësit të djathtë, edhe në qendër dilemat ekzistojnë, pasi me shumë mundësi do t’i besohet dyshes Ismajli-Ajeti, duke sakrifikuar kështu Gjimshitin, që luajti si titullar ndaj Turqisë. Në mesfushë do të luajnë Xhaka, Kaçe dhe një mes Bashës dhe Memushajt, ndërsa nga krahët e sulmit Uzuni e Grezda. Gjithsesi, nëse Balaj dhe Sadiku e nisin nga minuta e parë, pritet që një mes Uzunit dhe Grezdës të sakrifikohet.

FUSHA – Kuqezinjtë u stërvitën dje për 90 minuta në stadiumin me bar artificial, ku dhe do të luhet ndeshja ndaj Andorrës. Përshtypjet e lojtarëve për terrenin nuk kanë qenë të mira dhe ky mund të jetë sot një problem. Ndërkohë, pritet që në stadium të ketë afro 2 mijë të pranishëm. Kuqezinjtë do të mbështeten nga rreth 200 shqiptarë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...