Televizioni australian, dokumentar për Kosovën

Tuesday, 26 Mars 2019 12:48

Grupi australian i kanaleve televizive, Sport Optus, ka bërë të ditur se e ka xhiruar një dokumentar për Kosovën, pas suksesit mbresëlënës së “Dardanëve” në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Sot u publikua një pjesë tjetër nga dokumentari i përgatitur nga Sport Optus, ku ndër të intervistuarit është presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Dokumentari i plotë u publikua këtë javë, raporton Gazeta Express.

Në videon e parë të publikuar nga ky dokumentar, që u publikua javën e kaluar, ishin grumbulluar disa nga momentet më të mirë të ekipit kombëtar të Kosovës, si fitorja ndaj Azerbajxhanit, që ia siguroi “Dardanëve” një vend në play-offs për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Ndërsa, në këtë video të dytë flitet për historinë e futbollit në Kosovë. “Kosova: njëra ndër vendet më të reja të futbollit, por një histori të fuqishme futbolli. Dhe ata janë në prag të një përralle. Ne shkuam prapa skenave, në Kosovë, për ta parë se si futbolli është duke e ndryshuar peizazhin kulturor të vendit”, shkruan Optus Sport në Twitter.

 “Historia e futbollit në Kosovë është mjaft interesante. Vetëm një ekip luante në ligën e Ish-Jugosllavisë deri në vitin 1990, Prishtina”, thotë njëri ndër të intervistuarit, gazetari Adem Sylejmani.

“Në fillim të viteve të 90-a, çdo aktivitet i futbollit i lidhur me shqiptarët etnikë dhe Kosovën pushoi së ekzistuari. Regjimi jugosllav na kishte përjashtuar nga çdo garë dhe nga të gjithë stadiumet në Kosovë”, shprehet kryetari i FFK-së, Ademi.

“Federata u shpërngul nga stadiumet ligjore në fusha joligjore. Njerëzit e vullnetit të mirë na i huazonin arat e tyre për t’i përdorur si stadiume. Njerëzit udhëtonin ilegalisht për të shkuar deri në stadiume sepse nuk lejohej që të bëheshin grumbullime për shkak të ligjit që ekzistonte në atë kohë”, vazhdon Sylejmani.

“Në fakt, unë dhe disa anëtarë të tjerë të Komitetit Ekzekutiv të Shoqatës ishim aktivistë në atë kohë. Gjithçka bëhej në baza vullnetare. Futbollistët luanin pa pagesë, të gjithë njerëzit e përfshirë në procesin organizativ e bënin këtë punë pa pagesë. Liderët e klubeve i jepnin paratë e tyre, të gjitha vetëm për të organizuar gara dhe kjo vazhdoi deri në çlirimin e Kosovës”.

Modifikuar më Tuesday, 26 Mars 2019 12:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...