Çudira shqiptare, dy trajnerët kampionë largohen të parët

Hënë, 16 Prill 2018 17:43

Nuk kuptohet mania e presidentëve shqiptarë për të larguar trajnerët kampionë, apo këtyre të fundit për t’i dhënë duart skuadrave që u dhanë suksese. Rasti më “i dhunshëm” ishte ai vitit të shkuar, kur trajneri Ernest Gjoka u largua nga Kukësi i Safet Gjicit, pasi fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë. Arsyetimi i presidentit ishte eliminimi i verilindorëve në turin e parë të Champions Leagues nga skuadra e Sheriff Tiraspolit dhe me fatin kundër. Qëndrimi i Gjokës u var nga penalltia e humbur e Pero Pejicit dhe shtylla e Izair Eminit, një çmenduri.

Kthehemi në sezonin aktual, duke se e njëjti skenar do të përsëritet sërish. Tirana dhe Kastrioti janë dy kampionët e Kategorisë së Parë. Krutanët për grupin A, ndërsa bardheblutë për grupin B. Në kushte të tjera, të gjithë do të ishin të lumtur, pasi të dy skuadrat i kanë arritur objektivat kryesorë, madje duke tejkaluar dhe pritshmëritë, pasi tekniku Ze Maria festoi dhe Superkupën me Tiranën. Kaq nuk mjafton për të vazhduar punën i qetë në skuadrat shqiptare, madje duket se largimi i brazilianit nga 24 herë kampionët e Shqipërisë dhe shkodranit nga skuadra krutane është i sigurt.

Ze Maria dhe Tirana nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët, pasi nuk ka një rinovim. Trajneri e pranoi vetë se nuk kishte arritur akordin me presidentin Refik Halili. Ky i fundit nuk e ka me shumë dëshirë brazilianin, pasi marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë vaj dhe kanë patur përplasje gjatë sezonit. Ze Maria nuk e ka as grupin me vete, pasi ka patur përplasje me lojtarët shqiptarë. Ai u mundua të adoptojë futbollistët e tij të ardhur në janar, si Mugunan e si Mohammed, por nuk ja doli mbanë, pasi u tradhtua nga përformancat e tyre. Kjo bëri që të kishte hatërmbetje në grup.

Një tjetër trajner kampion që mund të largohet është, numri një i stolit të Kastriotit, Samuel Nikaj. Shkodrani e pranoi për Eduasportin.com se nuk e dinte se çfarë do të bënte vitin e ardhshëm. Nikaj është një teknik që ndryshon shpesh ekipe dhe nuk rri gjatë me një skuadër, megjithatë duket e pabesueshme se si trajnerët kampionë dhe që kanë përmbushur objektivat janë të parët që mund të largohen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...