Operacion në gju, mbyllet sezoni për mesfushorin e kombëtares

Tuesday, 09 Prill 2019 22:57

Një fundsezoni i pafat për Andi Lilën, i cili nuk luan prej disa javësh dhe tashmë nuk e ka shmangur dot operacionin. Mesin e muajit të shkuar Lila pësoi një dëmtim në menisk, duke humbur edhe ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2020 të Shqipërisë.

Javët e fundit Lila shpresoi që dëmtimi të kalonte pa operacion, por ka qenë e pamundur.

Tashmë mesfushori 33-vjeçar do të ketë nevojë për disa javë pushim dhe kampionati për të ka përfunduar, ndërkohë që PAS Giannina duhet të luajë edhe 3 finale, për të siguruar mbijetesën në Superligën greke.

Ka qenë vetë Lila ai që ka informuar në lidhje me zhvillimin e operacionit, duke shkruar në Instagram: “Faleminderit Zot që gjithçka shkoi mirë! Shpresoj të rikthehem sa më shpejt dhe më i fortë“.

Ndërkaq, futbollistët e kombëtares, duke nisur nga Gjimshiti, Grezda e Sadiku, i kanë ururar shërim të shpejtë veteranit të kombëtares.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...