"Çmendet" Reali, 150 milionë euro për yllin e Premier League

Saturday, 13 Prill 2019 13:07

Real Madridi është serioz për Paul Pogba. Mesfushori francez nuk ka gjetur akordin me drejtuesit e Manchester United për të rinovuar kontratën dhe "Los Blancos "duan të përfitojnë.

Sipas "El Confidencial", presidenti, Florentino Perez është gati të ofrojë deri në 150 milionë euro për të bindur Manchester Unitedin që të lirojë mesfushorin francez, i cili gjithashtu ka tërhequr interesin e ish-klubit të tij, Juventus.

Pas largimit nga klubi të Jose Mourinho, Pogba u rikthye në formën e tij më të mirë duke shënuar gola vendimtar për "djajtë e kuq". Por shpërthimi nuk zgjati shumë dhe forma e tij ka rënë ndjeshëm që kur trajneri norvegjez Solskajer u emërua trajner i përhershëm i Manchester United.

Sipas "Le Parisien", marrëdhënia e tyre ka humbur shkëlqimin dhe është venitur. Ky lajm ka alarmuar Real Madridin dhe "Zonjën e Vjetër", teksa janë të gatshëm të nënshkruajnë me fituesin e Kupës së Botës.

Kur Solskjaer mori për herë të parë drejtimin e klubit në fund të dhjetorit, Pogba u rikthyer në nivelin e tij më lartë, duke shënuar 9 gola në 12 ndeshjet e para të norvegjezit.Por tani nuk ka shënuar që nga fillimi i shkurtit.

Zidane ka pranuar haptazi se do të donte të nënshkruante me Pogba dhe Juventusi gjithmonë ka qenë i lidhur me ri-nënshkrimin e mesfushorit.

Merkato e verës pritet e nxehtë për "Djajtë e kuq" me Realin dhe juven që do të rivalizojnë fortë për të siguruar shërbimet e francezit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...