Dramë në sekondën e fundit, Tottenham në gjysmëfinale; Liverpool sfidon Barcelonën

E mërkurë, 17 Prill 2019 23:07

Manchester City kishte humbur të pesta ndeshjet e mëparshme kundër skuadrave angleze në kompeticionet europiane, para sfidës kyçe me Tottenham këtë të mërkurë, që vlente një vend në gjysmëfinalet e Champions League.

Por edhe pse këtë herë ia doli, kjo ishte ndoshta fitorja më e hidhur (4-3), pasi nuk mjaftoi për të siguruar kualifikimin, me Tottenham që arrin një rezultat historik, duke siguruar një vend në katër skuadrat më të mira të kontinentit.

Në minutën e tretë shtesë Raheem Sterling shënon golin e pestë për City-n, por pas verifikimit në sistemin VAR, goli iu anulua për një pozicion jashtë loje të Sergio Agueros gjatë ndërtimit të aksionit. Tifozeritë e të dy skuadrave u ngritën në këmbë, pasi ishte mbyllja më dramatike e një ndeshjeje ku u shënuan 7 gola, ndërsa njëri mbeti “në tentativë”. Tottenham tani do të përballet me Ajax për një vend në finalen e madhe.

Në Oporto, Liverpool fitoi lehtësisht 4-1 kundër vendasve të Portos, falë golave të Mane, Salah, Firmino e Van Dijk, e tani do t’i duhet të ndeshet me Barcelonën në gjysmëfinale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...