Laps e letër në dorë, ''ekuacioni'' i mbijetesës në Superiore

Hënë, 16 Prill 2018 18:14

Një ekuacion më vete është gara për mbijetesën në Kategorinë Superiore. Kur janë luajtur 29 ndeshje, në vendin e parafundit renditet skuadra e Vllaznisë, që ka grumbulluar deri më tani 33 pikë, po aq sa Teuta që ndodhet mbi ta në klasifikim. Durrsakët i kanë marrë nëntë pikë kuqebluve dhe kështu që nga ndeshjet direkte janë të favorizuar. Deri në përfundim të kampionatit gjithçka është e hapur, por lufta për mbijetesë nuk përfshin vetëm këto ekipe, pasi Kamza ka vetëm një pikë më shumë.

Këtë javë ata janë të favorizuar në letër, duke parë kalendarin, pasi luajnë me Lushnjën, kurse Vllaznia e Luftëtari kanë sfida delikate. Shkodranët presin Luftëtarin që do Europën, kurse Teuta shkon në Vlorë. Të tria skuadrat kanë edhe nga katër takime në shtëpi dhe nga tre i luajnë jashtë fushe. Llogari është e vështirë të bësh, pasi të treja skuadrat kanë sfida të “sikletshme”. Ndoshta në fund mund të përfitojnë ndonjë “dhuratë”, pasi Skënderbeu përshembull mund të ketë dalë nga objektivat, ndryshe nga sfida e fundit që luajti me Kamzën dhe e fitoi.

Me Vllazninë luajnë në javën e fundit në Korçë, kurse me Teutën tre javë nga fundit. Gjithsesi askush nuk mund të bëjë llogari dhe të thotë se si do të shkoje deri në fund (flasim për llogaritë nga fusha e blertë, jo në tavolina). Këtë javë Kamza do të shpresojë që të dy rivalët të ndalojnë dhe me një fitore kundër Lushnjës mund ta rritin diferencën me ta. Disavantazhi i madh për ekipin e drejtuar nga Julian Ahmataj është fakti që si me Teutën, ashtu edhe me Vllazninë, do të luajnë në transfertë.

NDESHJET E MBETURA TË KAMZËS

 

Kamza-Lushnja; Teuta-Kamza; Kamza-Luftëtari; Vllaznia-Kamza; Kamza-Flamurtari; Kamza-Laçi; Partizani-Kamza

 

NDESHJET E MBETURA TË VLLAZNISË

 

Vllaznia-Luftëtari; Vllaznia-Laçi; Flamurtari-Vllaznia; Vllaznia-Kamza; Partizani-Vllaznia; Vllaznia-Kukësi; Skënderbeu-Vllaznia

 

NDESHJET E MBETURA TË TEUTËS

 

Flamurtari-Teuta; Teuta-Kamza; Partizani-Teuta; Teuta-Kukësi; Skënderbeu-Teuta; Teuta-Lushnja; Laçi-Teuta

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...