Vanda sherr me Kasanon për Ikardin

Hënë, 29 Prill 2019 13:06

Duket e pamundur që Antonio Kasano mos prodhojë lajme! I ftuar në studion e emisionit “Tiki Taka”, ish-sulmuesi italian, tërboi bashkëshorten e Ikardit, Vanda Nara, teksa deklaroi që Mauro dhe Perisiç duhet të largohen nga Interi në fundin e sezonit.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Vandës, e cila ju kundërvu Kasanos, teksa ky i fundit, i solli ndërmend shembullin e brazilianit Ramirez, i cili refuzoi të rinovonte kontratën me Jingsu Suning, teksa drejtuesit vendosën të mos e aktivizonin më për 1 vit.

“Interi në qershor duhet të bëjë vetëm një gjë: Perisiç dhe Ikardi duhet të largohen. Është një problem i thjeshtë, rrëmujën në fillim e bëri Perisic dhe më pas e bëri ti.

Për këtë arsye, të dy duhet të largohen, edhe për faktin se duket qartë që Ikardin nuk e duan më tek Interi. Unë miqtë i kam në Bari, nuk kam miq në botën e futbollit. Informohuni pak çfarë ndodhi me Ramirez, te Jiangsu Suning! Refuzoi të rinovonte dhe ka një vit që bën vrap rreth fushe, nuk luan. Kështu do ndodhë edhe me Icardin”, u shpreh Kasano.

Nuk mungoi as reagimi i Vanda Narës, e cila u përpoq ta kalonte me humor deklaratën e 36-vjeçarit nga Bari.

“Ikardi do qëndrojë tek Interi, kjo është zgjedhja e tij. Të jetë për të, ai qëndron 150 vjet tek Interi, meqë Spaleti tha se do qëndronte 100 vjet”, deklaroi Vanda.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...