‘Shefat’ e Milanit, takim urgjent me Gattuson

Hënë, 29 Prill 2019 14:22

Milani u mposht mbrëmjen e djeshme në transfertë ndaj Torinos me rezultatin 2-0, duke zbritur në vendin e 6-të, teksa ka komplikuar jashtë mase pozitat për në zonën Champions.

Disfata ndaj Torinos, ka bërë që drejtuesit kuqezinj, Leonardo, Gazidis dhe Maldini, të zhvillojnë një takim urgjent me trajnerin Gattuso, menjëherë pas humbjes, duke diskutuar për ecurinë negative të skuadrës dhe mundësinë e ndryshimit në stol.

Sipas “Sky Sport”, drejtuesit nuk kanë marrë një vendim konkret, teksa do të vendosin në gjakftohtësi për të ardhmen e Gattusos, duke mos marrë vendime të nxituara.

Për momentin duket se trajneri do të konfirmohet deri në fund të sezonit, gjithsesi priten me mjaft interes zhvillimet në orët në vazhdim.

Mediat italiane zbulojnë se tekniku do të largohet në verë, edhe nëse arrihet vendi i katërt dhe drejtuesit kuqezinj janë duke menduar për zëvendësuesin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...