Messi-Ronaldo, dueli i përjetshëm i mijëvjeçarit

Premte, 03 May 2019 08:39

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Një duel në distancë që duket se do të vijojë edhe për disa vite, por sot ata kanë një pikë të përbashkët në karrierat respektive: kanë shënuar secili nga 600 gola në rang klubesh. “Pleshti”, vetëm me fanellën e Barcelonës, ndërsa CR7 me Sporting Lisbonën, Manchester United, Real Madridin dhe Juventusin.

Të dy kanë fituar nga 5 herë “Topin e Artë”, por Messi duket se po hipotenkon të 6-tin. CR7 ka fituar 5 Champions, të 5-tin me shumë mundësi do ta fitojë edhe Messi. Portugezi ka fituar 3 tituj kampion në Premier League, 2 në La Liga dhe 1 në Serie A, por Messi me fanellën “blaugrana” sapo hipotekoi titullin e 10-të. Ronaldo, gjithsesi, ka një avantazh të madh me argjentinasin: Europianin me Portugalinë, ndërkohë që Messi nuk ka fituar asnjë trofe të rëndësishëm me “Albicelesten”.

Një e dhënë mjaft interesante në krahasimin që u bëhet dy “yjeve” të futbollit është mesatarja e golave të shënuar për ndeshje. Messi e ka arritur shifrën e 600 golave me 683 takime, ndërsa Cristianos, që është dy vite e gjysmë më i madh, për të shënuar 600 gola i është dashur të luajë në 801 ndeshje, pra 118 më shumë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...