Partizani "fiton" titullin, Tirana mbijetesën

Saturday, 04 May 2019 17:10

Titulli është praktikisht i kuq. Partizani ka hedhur një hap të madh në rrugën drejt titullit kampion të Superligës. Të kuqtë kanë mposhtur 3-0 në transfertë Flamurtarit, duke qënë vetëm 3 pikë larg trofeut të munguar në vitrinë prej 26 vitesh.

Asani zhbllokoi shifrat në minutën e 27-të të takimit, ndërkohë që Mensah në minutën e 52-të vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0. Goli i Çinarit mbylli llogaritë. Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i sezonit, Partizani numëron 10 pikë më shumë se Kukësi ndjekës.

Fitore emocionuese mori edhe Tirana, që mposhti në limite 1-0 Skënderbeun. Në minutën e tretë shtesë ishte Hasani ai që i dha 3 pikë mjaft të vlefshme bardhebluve, që me ndalesën e Kastriotit në Laç hipotekojnë qëndrimin mes më të mirëve.

Laçi prishi festën e Kastriotit, me golin e Lushkja që në minutën e 93-të vulosi rezultatin përfundimtar në 1-1. Kjo pikë mban në ankth Laçin, që është në garë për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.Distanca prej 2 pikësh me vendin e 3-të e bën më atraktive këtë fund kampionati, i cili është futur në 4 finalet e fundit të saj.

Barazimi 0-0 ndaj Teutës rikthen emocionet e mbijetesës te Luftëtari, që e shikon në pasqyra Kastriotin e një pozicioni që të dërgon një kategori më poshtë. Gjirokastritët qëndrojnë në vendin e 8-të me 40 pikë, aq sa Tirana e një vendi më larg. Ndërkohë, krutanët mbajnë vendin e 9-të me 35 pikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...