Inter firmos me Godin, uruguajani bëhet lojtari më i paguar

Saturday, 04 May 2019 20:15

Ashtu si ishte mësuar tashmë prej kohësh, Diego Godin do të jetë përforcimi i parë i Inter për sezonin e ardhshëm e nga Spanja vijnë edhe detajet e kontratës që do ta lidhë 33 vjecarin e përfaqësueses së Uruguajit me klubin milanez.

Emitenti radiofonik spanjoll Cadena Cope ka zbuluar në fakt se Godin, që mbërrin tek Inter nga Atletico Madrid me parametër zero, do të lidhet me zikaltrit për tre sezonet e ardhshme, duke përfituar një pagesë neto prej 6,75 milionë euro, ose më saktë 35% më shumë në vit nga sa ofronin Colchoneros (5 milionë).

Nëse të dhënat do të konfirmohen nga Inter, Godin, 126 prezenca me Uruguay ku është edhe kapiten, do të bëhet lojtari më i paguar i gjithë organikës së Inter. Tetë trofe me Atletico plùs Coppa America 2011 fituar me përfaqësuesen e tij, e bëjnë mbrojtësin me shumë eksperiencë.

Godin është duke kërkuar shtëpi në Milano dhe gjithnjë sipas Cadena Cope, e ka dashur me insistim transferimin në zikaltër. Sipas radios iberike në fakt drejtuesit bardhekuq i kishin propozuar mbrojtësit rinovimin, duke vënë në tavolinë një kontratë dy vjecare me 7 milionë në sezon. Propozim I refuzuar nga Godin, që zgjodhi Inter.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dy turistët e huaj plagosen në Sarandë, nisen me helikopter drejt Tiranës

Aktualitet

Dy turistët e huaj plagosen në Sarandë, nisen me helikopter drejt Tiranës

aksidenti me motor. Mësohet se dy turistët nga Suedia dhe Italia kanë marrë plagë të rënda në trup.   Ata janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, ndërkohë që ende...

VIDEO/ Policia rrethon zonën tek “Unaza e Re”, banori: Mund të ketë përplasje

Politikë

VIDEO/ Policia rrethon zonën tek “Unaza e Re”, banori: Mund të ketë përplasje

Vijojnë presionet shtetërore nga banorëve të Unazës së Re. Teksa protesta e tyre vijon të jetë e përditshme prej muajsh tashmë, qeveria dhe bashkia e Tiranës herë pas here i provokon...

Fati i Teatrit Kombëtar/ Budina: Është e dhimbshme! Po zhdukim çdo gjë të vjetër në qytet

Aktualitet

Fati i Teatrit Kombëtar/ Budina: Është e dhimbshme! Po zhdukim çdo gjë të vjetër në qytet

I ftuar në Syri TV, regjisori Edmond Budina ka komentuar lëvizjet e ditëve të fundit në mbrojte të Teatrit Kombëtar. Sipas tij, shqiptarët duhet të ndryshojnë mendësi, ndërsa akuzoi se çdo...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!