Ikardi rikthehet në problem, mund ta shpëtojë Konte

Hënë, 06 May 2019 11:31

Përtej kontratës dhe deklaratave të Xhuzepe Marotës rreth Luçiano Spaletit, mbi këtë të fundit qëndron gjithmonë “hija” e Antonio Kontes. Klubi zikaltër, me në krye vetë administratorin e deleguar zikaltër, janë prej kohësh të tunduar nga ideja për të transferuar në Milano ishtrajnerin e Juves, Çelsit dhe kombëtares italiane. Vetë administratori e ka njohur gjatë epokës bardhezi, ku së bashku kanë fituar katër tituj të Serisë A radhazi.

OPERACIONI – Mbetet për t’u kuptuar nëse do aprovohet një ndryshim, në çdo rast i kushtueshëm ekonomikisht: Konte në Itali kërkohet nga të gjitha klubet “big”, veçanërisht në ambientet interiste.

Nga klubi zikaltër ka pasur një dialog, pavarësisht se në faza paraprake Konte ka informuar krerët e Interit për kushtet: 10 milionë euro neto në sezon (Spaleti aktualisht përfiton 4.5). I gjithë operacioni do kushtonte rreth 60 milionë euro si vlerë totale: 25 milionë euro bruto (përfshi kostot e stafit) për shkarkimin e Spaletit, plus shërbimet e Kontes.

ÇËSHTJE – Në qershor, pasi përpara së gjithash do synohet objektivi Champions, do mësohet diçka më shumë. Jo vetëm rreth Spaletit, por edhe Mauro Ikardit. Bomberi argjentinas pëlqehet nga ishtrajneri “axurr”, ndërsa me Spaletin thuajse me siguri do t’i duhet të largohet. Prej disa muajsh numri 9 është shndërruar në çështje për klubin dhe gjatë kohëve të fundit ka qenë protagonist më shumë jashtë se brenda fushe.

Ultrasit zikaltër e kanë braktisur, ndërsa fotot e fundit në rrjetet sociale nuk po ndihmojnë… Për më tepër dhe çka është më e rëndësishmja, goli me aksion i mungon nga 2 dhjetori. Me një “komandant të hekurt” si Konte, megjithatë, diçka pritet me siguri të ndryshojë… panoramasport

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...