VIDEO/ PARTIZANI KAMPION I SHQIPËRISË, dridhet Tirana

Diel, 12 May 2019 20:30

Partizani fitoi derbin e javës së 33-të në Superiore, me shifrat 2-1 përballë Tiranës, dhe 3 javë para fundit, është shpallur edhe matematikisht kampion në kampionat.

Heroi i ndeshjes ishte shkodrani Çinari, që me dopietën e tij vendosi takimin. Ndeshja nisi e ekuilibruar me të dy ekipet që nuk po rrezikonin shumë, por në të 30-tën skena ishte për Çinarin, që me një goditje fantastike nga rreth 30 metra, zhbllokoi rezultatin.

Partizani mori zemër, por gjithsesi në të 41-tën ishte Greca që vuri sfidën në baraspeshë, pas një pasimi të bukur të Ngosë. E para u mbyll në barazim.

E dyta u nis gjithashtu pa shumë raste, me ekipet që nuk donin kurrsesi të humbnin këtë takim. Për fitoren dhe për t’i dhënë titullin Partizanit, mendoi sërish Çinari, që u harrua në minutën e 73-të nga mbrojtja e Tiranës, dhe pas një asisti fantastik të Trashit, ishte shkodrani që mposhti Abibin.

bandicam 2019-05-12 18-03-40-438

Deri në fund, Partizani e mbajti këtë fitore, dhe tani është zyrtarisht kampion i Shqipërisë, me 68 pikë, +13 më shumë se Kukësi, 3 javë nga fundi. Dridhet Tirana, që me fitoret e Luftëtarit dhe Kastriotit, e sheh veten në vendin e 8-të me 40 pikë, vetëm 2 më shumë se krutanët.

FT | Partizani-Tirana 2-1

GOL: Çinari 30′, 73′ / Greca 41′

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Belgjika nën ethet e zgjedhjeve

Politikë

Belgjika nën ethet e zgjedhjeve

- Bashkësia Shqiptare e Belgjikës i jep vendit një plejadë të re politikanësh - Eden Babani, Bruksel 1 Belgjika është ndezur e tëra nga ethet e zgjedhjeve të 26 majit, teksa afrimi...

Lë në mes dasmën e tij për t’i shpëtuar jetën të moshuarës, heroi shqiptar ‘pushton’ mediat italiane

Bota Shqiptare

Lë në mes dasmën e tij për t’i shpëtuar jetën të moshuarës, heroi shqiptar ‘pushton’ mediat italiane

Në ditën më të bukur të jetës së tij, ai i shpëtoi jetën dikujt tjetër. Është kjo historia e mjekut shqiptar në Itali, Sokol Berisha, i cili sapo i tha...

“Merkatoja e Milanit nuk vlen 400 milionë euro”, Berluskoni: Nëse do isha Gatuzo do të luaja me…

Sport

“Merkatoja e Milanit nuk vlen 400 milionë euro”, Berluskoni: Nëse do isha Gatuzo do të luaja me…

Ish-presidenti i Milanit dhe numri një aktualisht te Monza, Silvio Berluskoni, ka folur për ish-klubin e tij, për mikrofonat e “Telombardia”, për situatën aktuale të ekipit dhe lojën që bën...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!