Gabim trashanik i Griezmann, publikon foton e shokut të ri të skuadrës dhe më pas e fshi

E Enjte, 16 May 2019 21:13

Me Antoine Griezmann që po përgatitet t'i jap fund eksperiencës 5 vjeçare te Atletico Madrid, të shumë janë zërat që e shikojnë francezin si futbollistin më të ri të Barcelonës. 

Por, për të shuar këto zëra mendoi vëllai i sulmuesit, Theo, i cili në rrjetin e tij "Instagram" hodhi një foto të yllit të PSG-së, Neymar, por më pas e fshiu. Foton e brazilianit, Theo e shoqëroi me një "Hi", duke shtuar akoma dhe më shumë thashethemet se Griezmann ka arritur një akord verbal me PSG-në. 

Për kartonin e tij, Atletico kërkon rreth 120 milionë euro, shifër e konsiderueshme por jo e pamundur për kampionët francez. Te PSG, Antoine pritet të marr vendin e Edinson Cavanit, që besohet se i ka ditët e numëruar në kryeqytetin francez. 

Nën urdhërat e Thomas Tucel, Griezmann pritet të aktivizohet si pykë, me Neymar e Mbappe që do formojnë tredhëmbëshin e sulmit. Skuadra e ardhshme do të ishte e treta për Griezmann, teksa më parë është aktivizuar me Real Sociedad dhe Atletico Madrid. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...