Studiohen 71 mijë lojtarë, zbulohet kush është “kloni” i Mesit

E Enjte, 23 May 2019 09:21

Në moshën 31- vjeçare, Leo Mesi ka thyer praktikisht të gjitha rekordet individuale si futbollist i Barcelonës. Prej kohësh kanë përfunduar mbiemrat që mund të përshkruajnë futbollistin argjentinas, i cili është konsideruar si një nga më të mirët e të gjitha kohërave nga një pjesë e madhe e tifozëve të futbollit. “Pleshti” është në fundin e karrierës së tij dhe kur të varë këpucët në gozhdë, nuk do të ketë një tjetër si ai dhe me karakteristikat e tij.

Por, nëse ju themi që për momentin ekziston një lojtar që është thuajse i njëjtë dhe ndoshta kloni i Lionel Mesit për mënyrën sesi luan. Ka shumë të dhëna dhe statistika ku ata ngjasojnë, edhe pse nuk janë 100% të njëjtë. Kështu ka vendosur “Driblab”, një institucion që merret me të dhënat dhe krahasimin e futbollistëve në të gjithë botën. Ata kanë statistika të avancuara dhe gjatë një studimi kanë zbuluar se cili prej futbollistëve i ngjason Lionel Mesit.

STUDIMI- Në këtë studim u analizuan 12 aspekte dhe u përfshinë 71.600 lojtarë, 2.300 skuadra dhe u panë mbi 73 mijë ndeshje. 12 pikat ku u bazua kjo analizë kishin të bënin me: pjesëmarrje në lojë, gola të shënuar për goditje të realizuara, gola për ndeshje, goditje të bëra, prekje të topit në zonën kundërshtare, përqindje e pasimeve të sakta, pasime në zonën rivale, asiste për ndeshje, pasime të rëndësishme, topa të humbur, presing për të rrëmbyer topin, goditje në kuadrat.

NJË MADRILEN- Interesant është fakti se futbollisti që mund të konsiderohet Lionel Mesi i ri do të luajë me Realin e Madridit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Nga studimi është nxjerrë përfundimi se Eden Hazard është ai që i ngjason më shumë Mesit për mënyrën sesi luan. 92.7% të statistikave të tij janë të ngjashme me ato të kapitenit të Barcelonës dhe belgu ka lënë pas në këtë krahasim Mbapenë dhe Agueron që kanë thuajse përqindje të njëjtë. Lista me lojtarët e njohur vazhdon, ndërsa surpriza është Stiven Berguis i Fejnordit, i cili lë pas Paulo Dibalën (i cili krahasohej me Mesin). Edhe prezenca e sulmuesit të Selta Vigos është surprizuese në top 10, ndërsa listën e mbyll Aleksiz Sançez. Diçka është e sigurt, që Leo Mesi të dytë nuk do të ketë më në botën e futbollit. Të tjerët thjesht duan t’i afrohen madhështisë së tij.

eden hazard

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Globi

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Disa zyrtarë të Brukselit kanë thënë se ka pak gjasa që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian gjatë këtij viti edhe në rast të dështimit të marrëveshjes për...

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Aktualitet

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ka lejuar qarkullimin e autobusëve, transit përmes Kosovës, të ndaluar në pikën kufitare Morinë, të shtunën (15.06.2019). Ky vendim vjen...

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Aktualitet

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Një automjet është djegur thuajse tërësisht mbrëmjen e së shtunës në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi të fshatit Bishan. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!