Allegri pranë rikthimit tek ekipi i madh

Diel, 26 May 2019 12:28

Massimiliano Allegri mund të rikthehet në stolin e Milanit sezonin e ardhshëm. Lajmin e konfirmon e përditshmja italiane “Tuttosport”, që shprehet se mund të kemi një rikthim të bujshëm të trajnerit në stolin e skuadrës kuqezi, ku do të zëvendësojë Gennaro Gattuso (asokohe e ka patur lojtar te kuqezinjtë).

Allegri (sot zhvillon ndeshjen e fundit me Juventusin) e ka drejtuar edhe më parë Milanin, në sezonet 2010-2014, duke fituar edhe një titull kampion në Serinë A. Më pas, trajneri 51-vjeçar la Milanin për t’u transferuar te Juventusi. Gjithsesi, këtë verë Allegri mund të bëjë rrugën e kthimit për në Milano.

Gjithçka do të varet nga kualifikimi i Milanit në Champions League dhe nga skuadra që do të ndërtohet. Sipas mediave italiane, ditët e shkuara ka patur një takim mes Allegrit dhe Ivan Gazidis (shefi ekzekutiv i Milanit). Trajneri nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, por ka kërkuar kohë për të vendosur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...