Reali nuk njeh limite, ofron yllin e skuadrës për Felix

Hënë, 03 June 2019 22:19

Aksi Madrid-Benfika pritet të jetë i nxehtë në këtë merkato vere. Shumë futbollistë mund të marrin rrugë të kundërta, ndërsa skenari më i fundit ka përfunduar në faqet e para të mediave iberike.

Keylor Navas i ka ditët e numëruara në kryeqytetin spanjoll dhe largimi shihet si alternativa më e mirë. Të shumta janë skuadrat që kanë shfaqur interes, ndërsa ajo që bind është Benfika. Kampionët e Portugalisë e shikojnë kosta-rikanin si idealin për të mbrojtur katërkëndëshin e tyre.

Ky interes i Benfikës i pëlqen edhe Realit të Madridit që kërkon të "peshkojë" te portugezët. Emri më i lakuar është ai i Joao Felix, me 19 vjeçarin që po shkëlqen në radhët e "Shqiponjave". Kartoni i tij vlerësohet me 120 milionë euro dhe përfshirja e kartonit të Navas mund të mjaftojë për të ulur koston.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...