Sadiku: E ardhmja? Do të kthehem te Levante

Hënë, 10 June 2019 10:12

Sadiku ka konfirmuar se sezonin 2019/20 do të kthehet në Spanjë te Levante. Pati vetëm pak minuta në dispozicion ndaj Islandës, ndërsa ndaj Moldavisë shpreson që të jetë titullar. Në një intervistë për Supersport, nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare në kompleksin Tropikal në Durrës, Armando Sadiku, duke folur për ndeshjen ndaj Islandës, për skemën e re të përdorur nga Reja, preku edhe të ardhmen e tij.

Ai konfirmoi se sezonin e ardhshëm do të kthehet në Spanjë te Levante, aty ku aktivizohet shqiptari tjetër, Enis Bardhi. “E ardhmja? Do kthehem te Levante. Kam kontratë 1+1. Kam programin, do filloj fazën përgatitore”, u shpreh ai. “Jam i kënaqur sepse drejtuesit e Levantes më kanë qëndruar pranë. Më kanë ndjekur çdo ndeshje te Lugano. Shpresoj të jap më të mirën time, ta filloj atje ku e lash para dëmtimit”.

Para se të huazohet te Lugano, ku bëri 17 paraqitje dhe shënoi vetëm 3 gola e dhuroi edhe një asist – ai bëri shumë pak paraqitje me Levante, për shkak edhe lëndimit të rëndë që pësoi. Kështu, Sadiku mendon se ka ardhur koha që t’iu tregojë të gjithë te Levante se sa vlen dhe do të nisë furishëm fazën përgatitore për të zënë një vend në formacion dhe për të qëndruar në Spanjë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...