Buffon refuzoi United dhe City-in për t’u rikthyer sërish te Juvja

Premte, 12 July 2019 19:04

Gianluigi Buffon ka refuzuar mundësinë për të luajtur te Manchester United dhe City, vetëm për t’u rikthyer me fanellën e Juventusit pas divorcit me PSG. 17 vitet fantastike te kampionët e Italisë, bën që portieri italian të rikthehej sërish në vendin e që e ka quajtur gjithmonë si shtëpinë e tij.

Gardiani 41-vjeçar sipas “Daily Mail” këtë verë kishte dy propozime mjaft të mira nga dy klubet e Manchesterit, por që i hodhi poshtë për të nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me Juventusin, nga e cila do të përfitojë rreth 2 milionë euro. Sigurisht që ai do të ishte portier i dytë i De Gea-s dhe Ederson, por do të ishte diçka e veçantë që të provonte një aventurë të re në Angli.

Buffon ishte në bisedime me Guardiolën gjatë kësaj vere, por një telefonatë nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ndryshoi gjithçka. Ai i propozoi rikthimin në Torino, edhe pse këtë herë si portier i dytë. Në rast se Buffon luan të paktën 10 ndeshje në Seria A, mund të kalojë Maldinin, si lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Seria A.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...