Ekskluzive/ UEFA: Kukësi-Kastrioti e trukuar? Reagon Safet Gjici

E mërkurë, 31 July 2019 12:12

Raporti i kofidencial i UEFA-s dërguar FSHF-ës, i bërë publik nga Panorama Sport, ku dyshohet se në sfidën Kukësit-Kastrioti: “Ekzistojnë prova të qarta dhe mbizotëruese të basteve se drejtimi dhe rezultati i kësaj ndeshjeje ishte përfundimisht i ndikuar me synimin për të fituar baste të korruptuara”, ka tronditur sërish futbollin shqiptar.

Cas

Dënimi i Skënderbeut është ende i freskët, impakti që ka pasur është shumë i madh, por futbolli në vend u trazua sërish nga ky raport i cili tregon qartë se UEFA nëpërmjet sistemit të monitorimit të basteve(BFDS) vijon të ndjek futbollin shqiptar jo vetëm në aventurën e tyre europiane.

 
Kukesi Kastrioti

Duke u rikthyer tek ajo sfidë, Kukësi-Kastrioti, ku verilindorët përmbysën rezultatin në pjesën e dytë, (3-1) i gjithë opinioni sportiv ishte i vetëdijshëm se ajo sfidë kishte pas rëndësi, në një kohë kur Tirana po fitonte pastër kundër Flamurtarit, dy sfida këto që përcaktonin fatin e ekipit të dytë që do të ndiqte Kamzën në Kategorinë e Parë. Për herë të parë në këtë njolle të madhe, në dyshimet për trukim ndeshjesh, përmendet dhe emri i Kukësit.

I kontaktuar nga BalkanWeb, presidenti Safet gjici ka qenë shumë i prerë: “Kukësi kurrë nuk ka trukuar ndeshje as nuk trukon, jo vetëm brenda kampionatit tonë por as në kupat e europes”. I pyetur nëse i druhet një hetimi të mirëfilltë nga UEFA, presidenti Gjici shtoi: “Nuk i druhemi fare se jemi totalisht të pastër nuk i njoftim ne këto gjëra”, theksoi numri një i klubit verilindorë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...