Milan dhe Roma në garë për mbrojtësin e Liverpool

E mërkurë, 31 July 2019 22:09

Roma raportohet se ka shprehur interesim për ta transferuar qendërmbrojtësit kroat të Liverpoolit, Dejan Lovrenin, gjatë këtij afati kalimtar, pasi që klubi s’mundi ta përballojë financiarisht transferimin e Toby Alderweireldit nga Tottenhami.

Toby Alderweireldi kishte qenë lojtari i preferuar i Romës për ta përforcuar repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm, por 40 milionë eurot e kërkuara nga Tottenhami e pamundësuan këtë marrëveshje, transmeton Gazeta Express.

Për shkak të këtyre negociatave të dështuara, Sportitalia raporton se tani Roma e ka kthyer vëmendjen te kroati i Liverpoolit, Dejan Lovren, i cili ishte kërkuar gjatë kësaj vere edhe nga Milani dhe kushton 20 milionë euro.

Për më tepër, menaxheri i Lovrenit, Bjorn Beemer, pritet të arrijë në Itali së shpejti, ku ai do të negociojë për të ardhmen e klientit të tij.

Ndërkohë, Milani që nga atëherë ka arritur marrëveshje për ta transferuar Leo Duarten nga Flamengo, duke i heshtur kështu spekulimet se do të tentojnë ta transferojnë edhe Lovrenin këtë verë.

Lovreni nuk ka vend në formacionin e parë të Liverpoolit, megjithatë për të do të jetë ta zë një vend edhe në bankën rezervë të Jurgen Kloppit, i cili së fundi e transferoi qendërmbrojtësin e ri, Sepp van den Berg.

Përderisa në Liverpooli Lovreni i fiton pesë milionë euro në vit, Milani raportohej se do t’ia ofronte vetëm katër milionë euro në vit në një kontratë pesëvjeçare. Ofertë të njëjtë besohet se do të bëjë edhe Roma.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...