190 mijë paund në javë, njihuni me futbollistin adoleshent më të paguar në botë

E Enjte, 22 August 2019 21:18

Jadon Sanço është një nga objektivat kryesorë të Mançestër Junajtid për merkaton e janarit. “Djajtë e kuq” janë gati t’i paguajnë 100 milionë paund skuadrës së Borusia Dortmundit për talentin e tyre. Me Romelu Lukakun të shitur tek Interi dhe Aleksis Sançez me Pol Pogba drejt largimit, klubi anglez do të ketë të gjithë mundësitë financiare për të sjellë 19-vjeçarin në Mançester.

Dëshira e trajnerit norvegjez, Ole Gunar Solskjaer është të shohë Sançon të veshë fanellën e Junajtid. Sezoni i lojtarit të Borusias ka qenë mahnitës me dy gola dhe dy asiste në tri ndeshje. Ai mundi i vetëm Bajernin e Mynihut në Superkupën e Gjermanisë duke bërë për vete të gjithë tifozët gjermanë.

Klubi verdhezi vendosi t’ia rrisë rrogën talentit, të cilin ka frikë ta humbasë në merkaton e ardhshme. Me 190 mijë euro në javë, ai bëhet një nga lojtarët më të paguar në botë për moshën që ka. Junajtid kërkon me çdo kusht lojtarin për të arritur të jetë sërish mes skuadrave më të mira në Angli dhe Europë.

Dhe të mendosh se lojtari erdhi në moshën 18-vjeçare nga skuadra e Mançester Sitit, e cila nuk arriti të shihte talentin e lojtarit për të cilin Borusia Dortmund pagoi vetëm 7.8 milionë euro dhe tani mund ta shesë për më shumë se 100 milionë. Listën e lojtarëve më të paguar nën moshën 21- vjeçare e kryeson sulmuesi serb i Realit të Madridit, Luka Joviç, i cili fiton 365 mijë paund në javë duke lënë pas edhe Kilian Mbapenë që fiton 325 mijë paund në javë me skuadrën e Parisit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...