Ronaldo ngacmon Mesin: Është më i ri, por unë ngjaj më mirë se ai

E Enjte, 29 August 2019 22:08

Dy yjet absolutë të futbollit botëror që kanë ndarë mes tyre 10 trofe të “Topit të Artë”, Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo, ishin prezentë në mbrëmjen gala të hedhjes së shortit të Champions League, ku u ndanë edhe çmimet për sezonin e shkuar të trofeut më pretigjioz në kontinent. Të pyetur për rivalitetin mes tyre, Leo Mesi u përgjigj “Është një rivalitet i madh. Reali është një ekip i madh në Spanjë, dhe dihet rivaliteti që kemi në Spanjë”.

Ndërsa Ronaldo nga ana tjetër ishte edhe më argëtues në batutat e tij, teksa vlerësoi rivalin e tij më të madh: “Ne kemi ndarë skenën, unë dhe Mesi, për 15 vite bashkë. Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë më parë kjo në futboll. Dy futbollistë të njëjtë, në të njëjtën skenë, gjithë kohës. Nuk është e lehtë. Madje, ne nuk kemi ngrënë as një darkë bashkë kësaj kohe. Por, është diçka e bukur. Më mungon të luaj në Spanjë. Kemi atë betejën bashkë, që e kemi prej 15 vitesh. Ai më shtyn përpara mua, por edhe unë atë. Është bukur të jesh pjesë e historisë së futbollit. Unë jam aty, por edhe Mesi gjithashtu. Të tërhiqemi në të njëjtën kohë? Mesi është 2 vite më i ri se unë. Por, mendoj se unë dukem mirë për moshën time. Nuk jam keq(qesh). Shpresoj të jem sërish këtu pas një viti, e pas dy vitesh. Njerëzit që nuk më duan, do më shohin këtu”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...