Laçi ndal hovin e Kukësit

Diel, 01 September 2019 18:21

Laçi ka marrë pikën e parë në këtë sezon të Kategorisë Superiore dhe këtë e bën kundër një prej pretendentëve për titull, Kukësit.

Kurbinasit barazuan 1-1 një takim që ishin duke e fituar deri në minutën e 87-të të tij. Me pjesën e parë që nuk prodhoi gola, 45 minutëshi i dytë në "Loro Boriçi" dhuroi një spektakël të vërtetë.

Ende pa u mbyllur minuta e gjashtë e fraksionit të dytë, Nëabueze i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe pasi lëvizi bukur mes tyre lëshoi një të djathtë nga jashtë zone për të tundur rrjetën. Një episod që rriti dozën e sulmeve të verilindorëve, që kërkonin të "kopjonin" Skënderbeun e mesjavës.

Gjithsesi, duhej të vinte minuta e 87-të që Musta të sillte festën te Kukësi. Mbrojtësi mori një top të bukur në hyrje të zonës dhe me një goditje rrafsh me tokën barazoi shifrat.

Pas kësaj pike, Kukësi ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, aq sa Tirana dhe Teuta, por me Skënderbeun që ka edhe një takim për të zhvilluar. Korçarët numërojnë 6 pikë në vendin e katërt dhe në orën 19:00 presin Bylisin.

Ndërkohë Laçi ngjet shkallë në klasifikim, ku ndodhet në zonën play-off të Superligës, pra vendin e 8-të me 1 pikë. Takimi mbyllës i kësaj jave në Superligë është ai mes Partizanit dhe Flamurtarit.

 

Video

gol musta 1-1 on Vidnews.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...