France Football: Tre arsye pse duhet ti friksohemi Shqipërisë

E mërkurë, 04 September 2019 18:36

Shqipëria do të luajë të shtunën në orën 20:45 ndeshjen më të vështirë të eliminatoreve të “Europianit 2020”, ndaj Francës në “Stade de France”.

Ndeshja e kuqezinjve me “gjelat” që do t’i besohet arbitrit spanjoll Hezus Manzano ndonëse quhet e pakalueshme për shqiptarët nuk konsiderohet si një sfidë e lehtë as për francezët. Dhe kjo jo vetëm për faktin se në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset europiane do të mungojnë kampionë bote si Mbape apo Pogba.

Faktin që Franca e ka marrë seriozisht Shqipërinë e tregon edhe numri i biletave të shitura. Sipas gazetës franceze Le Figaro numri i tyre ka arritur deri në 70 mijë, ndërsa për ndeshjen pasrdhëse kundër Andorrës janë shitur vetëm gjysma e kësaj shifre.

Por këtë merak te francezëve e konfirmon edhe bibla e futbollit të këtij vendi, e përjavëshmja “France Football”.në numrin e saj të fundit që publikohet çdo të martë, ajo rendit tre arsye se përse Franca duhet ti frikësohet (pakëz) Shqipërisë:

1- Sepse në vitin 2014 portugalia u surprizua nga Shqiponjat dhe kjo fitore pati shumë rëndësi megjithëse CR7 nuk ishte atë ditë në fushë

2– Sepse Mërgim Mavraj ai që pati shënuar golin e barazimit të turpshëm med dy skuadrave në ndeshjen e Rennes, është gjithmonë aty (video poshte).

3-Sepse trajneri Edy Reja është një mik shumë i mirë i mjeshtrit të taktikës Fabio Capello. Pisk nëse ai i ka dhënë disa këshilla.

Kështu shkruan FF nisur edhe nga fakti se në një nga ndeshjet e tyre të fundit, atë në Paris kundër Turqisë gjelat e nënvleftësuan sfidën dhe si rrezultat lanë dy pikë të çmueshme në rrugën për në Euro 2020.

Screenshot_20190903-085259_ePressefr.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...