FOTO/ ‘France Football’ masakron lojtarët e Shqipërisë, Hysaj imazhi i disfatës

Diel, 08 September 2019 09:28

Shqipëria zhvilloi një paraqitje shumë të dobët ndaj kombëtares së Francës. Kjo disfatë nuk lë shumë diskutim ndaj edhe vlerësimet për futbollistët kuqezi nuk kanë qenë shumë të larta, përkundrazi. “France Football” i ka masakruar me notat e saj lojtarët e Shqipërisë, pasi duke marrë si maksimumin notën 10, ka vendosur vetëm një futbollist si kalues mes lojtarëve kuqezi.

Ai është Keidi Bare, i cili në ndeshjen e tij të parë zyrtare luftoi në mesfushë ndaj emrave shumë të njohur të futbollit botëror, duke merituar notën 5. Gjashtë futbollistë të tjerë kanë notën 4 (Ismajli, Gjimshiti, Mavraj, Ramadani, Abrashi dhe Uzuni), ndërsa katër futbollistë morën notën 3 (Strakosha, Hysaj, Roshi dhe Balaj). Revista e njohur franceze ka zgjedhur Hysajn si imazhin e disfatës kuqezi. “Në mes të një mbrojtjeje shqiptare shpesh të rrethuar, ai ishte personi i cili vuajti më shumë dhe me diferencë të thellë.

Shumë pak i frymëzuar në pozicionimin e tij, në vështirësi të madhe në duele, ai dukej shumë i ngathët për të shpresuar që të provonte t’i bënte ballë kundërshtarëve kaq të shpejtë. Dhe në mënyrë logjike ai fuste ujë nga të gjitha anët, si të ishte kundër Koman, ashtu edhe kundër Grimzan, i cili e dribloi dhe e la në vend pas pushimit të ndeshjes, Lemar apo të gjithë ata që ndërmorën aventura në zonën e tij. Një ndeshje që do të mbetet padyshim në kokë, aq shumë vuajti”, shkruan “France Football”: për mbrojtësin kuqezi.

 

Image

 

© SYRI.net

Modifikuar më Diel, 08 September 2019 09:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...