E BUJSHME: Xavi shpëton Grezdën, shqiptari drejt Katarit!

E Enjte, 26 September 2019 16:50

Eros Grezda e ka mbyllur karrierën me Rangersin në mënyrën më të keqe të mundshme. Shqiptari u afrua si një bast, por dështoi krejtësisht të tregonte veten në fushën e lojës, por çaloi dhe në sjelljen e tij. Trajneri Steven Gerrard i ka kërkuar të gjejë ekip të ri, ndërsa i bëri krejtësisht bllokadë pasi gjakovari pështyu kundërshtarin e tij me Rangersin B.

Shpëtimi i sulmuesit mund të vijë nga legjenda Xavi. Legjenda e Barcelonës po drejton ekipin e Al Sadd-it në Katar, ndërsa mediet britanike bëjnë me dije se shqiptari mund të transferohet në Azi. Kalimi në futbollin e këtij vendi mund të sjellë të ardhura të mira për 23-vjeçarin, por karriera e tij merr një goditje të fortë.

Grezda duhet të largohet me çdo kusht nga Rangersi, pasi me skocezët nuk do të luajë dhe nuk do të marrë minuta. Ai cilësohet si dështimi më i madh në merkaton e Rangers në verën e kaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...