Gafa gjatë prezantimit të Mikitarjanit, drejtori sportiv i Romës rrezikon dënimin afatgjatë

E mërkurë, 02 October 2019 16:16

Një gafë e bërë gjatë prezantimit të afrimit të kësaj verë, Henrik Mikitarjan, mund t’i sjellë probleme drejtorit sportiv të Romës, Xhianluka Petraki.PETRACHI

Në 10 shtator kur prezantoi sulmuesin armen, Petraki, gjatë prezantimit foli edhe për sulmuesin e verdhekuqve, Edin Xheko, i cili ishte shumë afër kalimit te Interi në verë.

“Kur u takova me zikaltërit për herë të parë ne maj, vendosa çmimin për sulmuesin boshnjak dhe asnjëherë nuk u ofrua i çmim.”, u shpreh Petraki.

Megjithatë kjo pritet t’i sjellë probleme, pasi deri në 25 qershor Petraki ishte nën kontratë me Torino, ku më pas u largua dhe u bashkua me Romën.

Për këtë Federata Italiane e Futbollit ka nisur një hetim, pasi dyshohet të ketë punuar për verdhekuqtë ndërkohë që ishte nën kontratë me Torinon. Në rast se Petraki shpallet fajtor për këtë nga federata, atëherë rrezikon një skualifikim prej një viti nga aktivitetet futbollistike.

PANORAMASPORT.AL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...