Ish-lojtari i Juventus var këpucët në gozhdë në moshën 33-vjeçare

E mërkurë, 02 October 2019 20:06

Ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Claudio Marchisio, ka vendosur të pensionohet nga futbolli profesionist dhe për këtë do të njoftojë zyrtarisht të enjten.

Marchisio do ta mbajë një konferencë për media nesër në Juventus Stadium, por pa treguar saktësisht se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës

Gazeta e madhe italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se 33-vjeçari do të konfirmojë se ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë.

Në javët e fundit është përfolur se ish-përfaqësuesi i Italisë do të mundë të kalonte te Rangers, Monaco, apo te ndonjë klub në Kinë dhe Brazil.

Por përkundër kësaj, lëndimet ndikuan dukshëm në fund të karrierës së tij me Juven, ndërsa një problem serioz me gjurin e detyroi atë t’i ndajë rrugët me Zenit St Petersburg në gusht.

Marchisio pritet t’i ndjekë hapat e Andrea Barzaglit dhe të rikthehet në Torino duke marrë një rol teknik në klub.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...