“Maniaku” CR7, sekretet e sulmuesit me fizikun e një djaloshi

E Enjte, 03 October 2019 12:30

Një 34 vjeçar me fizikun e një 24-vjeçari. Ky është Cristiano Ronaldo, që i për karroerën e shkëlqyer i detyrohet jo vetëm dëshirës së madhe për të fituar, por edhe kurimit në mënyrë ekstreme të trupit jashtë fushës së lojës. Një mision shumë I vështirë për të ruajtur me precision parametrat: 1.87 metra dhe 84 kilogramë. Të gjitha këto vijnë pas një sacrifice të vërtetë në stërvitje dhe sigurisht në tavolinë.

Sport Preview Cristiano Ronaldo1

Revista italiane “Novella 2000” ka zbuluar se si është një ditë tipike e yllit portugez, duke I kushtuar një vëmendje të veçantë zakoneve të tij. Duke I hedhur një sy tavolinës së CR7, bie në sy një regjim dietik shumë i rreptë. Sulmuesi I Juventusit konsumon eksluzivisht me proteina të dobëta, fibra, drithëra, vitamina dhe kripëra minerale të ndara në gjashtë vakte të vogla ditore. Ai ulet në tavolinë çdo 3 ose 4 orë në mënyrë që të mbajë gjithmonë aktivë sistemin metabolik, në mënyrë që të ketë gjithmonë energji për t’u stërvitur. Sa I përket pijeve, Cristiano Ronaldo ka fshirë nga dieta e tij çdo lloj alkooli, teksa konsumon vetëm ujë dhe lëngje të freskët frutash.

 
45abc1df00000578 0 Image A 16 1508957957367

Por jo vetëm kaq. Për të qëndruar në formë dhe për të ruajtur fizikun e tij, portugezi I kushton vëmendje edhe pushimit, i konsideruar shumë I rëndësishëm për rikuperimin e endergjive dhe parandalues i dëmtimeve. Kështu, që metabolizmi të jetë gjithmonë aktiv, Cristiano Ronaldo ndan orët e gjumit në pesë “dremitje” me nga 90 minuta secila.

Cqujkf Xeaecufd

Një program I rreptë, por I studiuar për të qëndruar gjithmonë në formë në aspektin fizik, por gjithçka e ndërthurur me stërvitje intensive në palestrën e shtëpisë dhe not në pishinë. Një ritual prej kampioni, një trajnim konstant, që i lejon pak kohë dëfrimeve të tepruara. E thënë ndryshe, për Cristiano Ronaldo jeta është një stërvitje e vazhdueshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...