“Xhaka është kapiten i shkëlqyer për Arsenalin”

Premte, 04 October 2019 12:42

Kieran Tierney dhe Hector Bellerin kanë mbështetur vendimin e Unai Emery për ta emëruar Granit Xhakën kapiten të Arsenalit. Granit Xhaka u emërua kapiten i përhershëm i klubit pas largimit të Laurent Koscielny.

27-vjeçari mori edhe mbështetjen e shokëve të skuadrës, edhe pse ka shumë zëra dhe pakënaqësi te tifozët. Xhaka deri më tani ka bërë 141 paraqitje për “Topçinjtë” që prej ardhjes nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 dhe Emery mendoi se zgjidhja më e mirë është 27-vjeçari.

“Mendoj se ai është kapiten i shkëlqyer për klubin”, tha Bellerin. “Ai e njeh klubin më mirë se të tjerët dhe e di se çfarë do të thotë të luash për këtë klub. Gjithashtu, ai është lojtar që luan pothuajse çdo ndeshje”.

“Edhe kur lëndohet, ai gjithmonë është gati për të luajtur kështu që mendoj se është kapiten i duhur”. Në anën tjetër, Tierney, që iu bashkua Arsenalit nga Celtic verën e kaluar, ka shtuar: “Që kur kam ardhur, ai ka qenë aty për të më ndihmuar. Duke e parë këtë dhe ajo se çfarë jep në stërvitje dhe fushë çdo ditë, 100 % nga vetja, kjo do tregon çfarë lideri është”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...